Publikohet konkursi për Drejtor të Përgjithshëm të RTK-së
BKT
Lajme

Publikohet konkursi për Drejtor të Përgjithshëm të RTK-së

Bordi i RTK-së ka shpallur konkursin për drejtor të përgjithshëm të mediumit publik, i cili do të jetë i hapur deri më 21 shkurt në orën 16:00.

Sipas konkursit, i cili është i publikuar edhe në uebfaqen e RTK-së, të gjithë të interesuarit duhet t`i dorëzojnë dokumentet personalisht në Zyrën e Bordit të RTK-së.

Kryetari i Bordit të RTK-së Besnik Boletini ka premtuar proces transparent dhe ka theksuar se ‘Bordi është i vendosur për ta zgjedhur kandidatin ose kandidaten më të mirë mbi parimin e meritokracisë’.

Aplikacioni mund të shkarkohet në këtë link:

https://www.rtklive.com/sq/page.php?ID=19


MË SHUME NGA Lajme