Të enjten shorti për çerekfinalen e Kupës së Kosovës
BKT
Sport

Të enjten shorti për çerekfinalen e Kupës së Kosovës

Të enjten në lokalet e Federatës së Futbollit të Kosovës (FFK), do të bëhet tërheqja e shortit për rundin e çerekfinaleve të Kupës së Kosovës në futboll.

Skuadrat e kualifikuara deri me tani janë: Ballkani, Drita, Prishtina, Gjilani, Ramiz Sadiku, Onix dhe Ulpiana.

Ndërkohë, skuadra e fundit që do sigurojë kualifikimin për çerekfinale do mësohet sot, mes Ferizajit dhe Llapit.