16:28 / 07.02.2022
Newcastle në ndjekje të yllit gjerman
Klubi anglez, Newcastle ka kontaktuar Bayern Munich për yllin gjerman, Thomas Muller, raporton ‘Bild’, përcjell RTKLive.com.
Krerët e skuadrës angleze, janë duke e monitoruar 32 vjeçarin e ‘bavarezëve’.
Klubi anglez raportohet së e sheh të mundshëm transferimin e mesfushorit gjerman, kontrata e të cilit me Bayernin skadon në verën e vitit 2023.
Drejtuesit e Newcastle do të provojnë që gjatë verës që po vjen ta sjellin gjermanin në ishull.
Madje, mësohet se edhe vet lojtari nuk e përjashton mundësinë që të shijoj emocionet që prodhon Premier League. /RTKLive/























