Salah dhe Mane udhëheqin formacionin më të mirë të Kupës së Afrikës
BKT
Sport

Salah dhe Mane udhëheqin formacionin më të mirë të Kupës së Afrikës

Kupa e Afrikës mbaroi dhe Senegali u kurorëzua mbreti i saj. Mane mposhti në penallti Salah duke i dhuruar kështu kombit të tij për herë të parë këtë trofe. Sakaq, pas përfundimi të turneut, është shpallur edhe formacioni me lojtarët më të mirë të këtij kompeticioni.

Porta është blinduar nga portieri i Chelsea, Mendy që u kthye edhe heroi i finales pas 11-metërshave. Ndërkohë që në mbrojtje krahu i majtë është “hipotekuar” nga Hakimi. Senegalezi Ciss në krahun e djathtë, ndërkohë që në qendër janë Tapsoba nga Burkina Faso dhe Abdelmonem i Egjiptit.

Mesfusha me tre, përbëhet nga Mendy i Senegalit, ndërkohë që përkrah tij është zgjedhur mesfushori i Arsenal, Elneny dhe, lojtari nga Burkina Faso, Toure. E padiskutueshme treshja e sulmit me Vincen Aboubacar në qendër, ndërsa përkrah tij janë dy yjet afrikanë, Mohamed Salah dhe Sadio Mane.