09:03 / 08.02.2022
Moti në Shqipëri, largohen reshjet por temperaturat mbeten të ulëta
Shqipëria sot do të mbizotërohet nga alternime vranësirash dhe kthjellimesh të cilat do të sjellin mot me diell.
Sipas Meteoalb, sot temperaturat do të pësojnë një rënie të lehtë ku variojnë: në zonat malore, nga -6°C në 02°C, në zonat e ulëta nga 04°C në 08°C dhe në zonat bregdetare nga 06°C në 09°C.
Era do të fryjë në drejtim Jugor ndërsa forca e valëzimit në det do të jetë 5 ballë.























