Samuel L. Jackson do ta pranojë çmim në “NAACP Image Awards”
BKT
Magazina

Samuel L. Jackson do ta pranojë çmim në “NAACP Image Awards”

Aktori Samuel L. Jackson, do të nderohet me çmimin “Chairman’s Award”, gjatë edicionit të 53-të të ceremonisë “NAACP Image Awards”.

73-vjeçari do ta pranojë çmimin i cili ka për qëllim t’i nderojë personat që demonstrojnë shërbime publike shembullore dhe përdorin platformat e tyre të veçanta për të krijuar ndryshime në botë.

Ceremonia e ndarjes së çmimeve “NAACP Image Awards” do të mbahet më 26 shkurt.

Tyler Perry, ish-presidenti Barack Obama, Danny Glover janë disa nga yjet që janë shpërblyer me këtë çmim.

Jackson gjatë karrierës së tij ka luajtur në më shumë se 100 filma.

Aktori i nominuar për “Oscar” pritet të luajë në serialin e ardhshëm të platformës “Apple TV”, me titull “The Last Days of Ptolemy Grey”.


MË SHUME NGA Magazina