Raphinha, objektiv i Liverpoolit
BKT
Sport

Raphinha, objektiv i Liverpoolit

Klubi anglez, Liverpool është duke e vëzhguar anësorin e Leeds Raphinha, raportojnë mediet britanike, përcjell RTKLive.com.

Pas transferimit të Luis Diaz në tregun e janarit, tashmë ‘The Reds’ janë duke menduar edhe për tregun e verës.

Sipas “The Athletic”, anësori i Leeds, Raphinha është objektiv i Liverpoo-it.

Krerët e skuadrës nga ‘Anfield’ tashmë janë duke u përgatitur që të nisin negociatat me lojtarin të cilin duan ta kenë në skuadër për sezonin e ardhshëm.

Ndryshe,  Raphinha është duke u monitoruar edhe nga disa klube tjera angleze. /RTKLive/