“Levitating” nga Dua Lipa është kënga e pestë më e dëgjuar e vitit 2021
Platforma Spotify ka prezantuar top pesë ‘podacast’-et dhe këngët më të dëgjuara të vitit 2021.
Këngëtarja fenomen e vitit të kaluar, Olivia Rodrigo, është ajo e cila udhëheq Top pesëshen me hitin e saj “drivers license”, gjersa edhe kënga “Good 4 U” është kënga e katërt më e dëgjuar.
Pjesë e kësaj liste është edhe këngëtarja shqiptare me renome ndërkombëtare, Dua Lipa.
Kjo këngë e cila vjen në dy versione, një solo dhe një tjetër në bashkëpunim me reperin DaBaby, u shpall njëherësh kënga më e dëgjuar e vitit 2021 në Amerikë nga Billboard.
“Levitating” është një nga këngët hit të albumit “Future Nostalgia” të artistes shqiptare, të cilin ajo e publikoi në mars të vitit 2020.
Dua Lipa përndryshe u shpërblye mbrëmjen e djeshme (e martë) me çmimin “Artistja më e mirë e zhanrit Pop/R&B”, në Brit Awards 2022, por nuk ishte prezente për të marrë fizikisht çmimin, pasi ndodhet në Miami për turneun e saj.
Fortune ka sjell statistikat vjetore të Spotify 2021.
Këto janë pesë këngët më të dëgjuara rë vitit:
1. Olivia Rodrigo – “Drivers Livense”
2. Lil Nas X – “Montero (Call Me By Your Name)
3. The Kid LAROI dhe Justin Bieber – “Stay”
4. Olivia Rodrigo – “Good 4 U”
5. Dua Lipa dhe DaBaby – Levitating
1. Bad Bunny
2. Taylor Swift
3. BTS
4. Drake
5. Justin Bieber
1. The Joe Rogan Experience
2. Call Her Daddy
3. Crime Junkie
4. TED Talks Daily
5. The Daily

Spotify përndryshe është “shtëpia” e mbi 82 milionë këngëve dhe 3.6 milionë ‘podcast’-eve.























