Tahiri siguron nënshkrimet për seancë të jashtëzakonshme
BKT
Lajme

Tahiri siguron nënshkrimet për seancë të jashtëzakonshme

AAK mbledh nënshkrimet për seancë të jashtëzakonshme lidhur me rritjen e çmimit të energjisë që pritet të mbahet sot.

Shefi i grupit parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri ka konfirmuar dorëzimin e kërkesës për mbajtjen e një seance të jashtëkonshme, ku do të debatohet lidhur me vendimin e ZRrE për rritjen e çmimit të energjisë.

Njoftimi i plotë:

Sot, në mëngjes kam dorëzuar kërkesën për seancë të jashtëzakonshme për një debat parlamentar, lidhur me vendimin politik të ZRrE-së për ngritjen e çmimit të energjisë elektrike.

Ky debat është kërkuar nga 40 deputetë të tri partive opozitare, me të vetmin qëllim, ndalimin e tarifave të reja, që për synim kanë ngritjen enorme të çmimit të energjisë elektrike.


MË SHUME NGA Lajme