12:50 / 09.02.2022
Mane largohet nga Liverpooli, preferon Realin dhe Barcelonën
Sulmuesi i Liverpool-it, Sadio Mane raportohet se është duke e menduar largimin nga Anfield në fund të këtij sezoni, transmeton RTKLive.com.
“Goal” shkruan së kapitenit i Senegalit e ndjen se është koha për një sfidë të re.
Agjentët e Mane-s tashmë kanë kontaktuar me Real Madridin dhe Barcelonën, dy skuadrat e mëdha spanjolle, derisa thuhet se edhe Atletico Madrid është duke e vëzhguar situatën e lojtarit.
Mane, i cili sapo e ka udhëhequr Senegalin drejt triumfit në Kupën e Kombeve të Afrikës, ka më pak se 18 muaj kontratë me Liverpooli-n.
Mane në prill mbush 30 vjet, ai preferon një sfidë të re në futbollin evropian. /RTKLive/























