Vendoset ku Tahiri do të mbajë burgun
BKT
Shqipëri

Vendoset ku Tahiri do të mbajë burgun

Ish-Ministri i Brendshëm Saimir Tahiri, do të kryejë dënimin në burgun e Fierit.

Ka qenë Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve që ditën e sotme vendosi se në cilin burg do të vuajë dënimin Tahiri.

Që prej datës 4 Shkurt në burgun “313” në Tiranë, pasi Apeli i GJKKO e dënoi me 3 vjet e 4 muaj burg për shpërdorim detyre. Gjykata vendosi që Tahiri të kryej dënimin në një burg të sigurisë së zakonshme, ndërsa Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve ka kryer edhe një vlerësim të rrezikut për transferimin e ish-ministrit në burg për të evituar rreziqet për të, për shkak të detyrës që ka mbajtur.

Nga ana tjetër avokati i Tahirit, Maksim Haxhia ka paralajmëruar rekurs në Gjykatën e Lartë të vendimit të marrë nga Apeli i GJKKO.


MË SHUME NGA Shqipëri