16:04 / 09.02.2022
Këto duele joshëse na presin sonte në Premier League
Premier League vazhdon sonte me disa ndeshje tejet interesante, shkruan RTKLive.com.
Lideri i tabelës, Manchester City i bën ‘konak’ Brenford-it, në një ndeshjes ku skuadra e Pep Guardiolës llogaritet favorit.
Norwich i Milot Rashicës në shtëpinë e tyre sprovojnë forcat me Crystale Palace.
Kosovari pritet të jetë titullar në këtë duel pasi që ai ka treguar formë të mirë në ndeshjet e fundit.
Joshëse parashikohet të jetë edhe dueli Tottenham-Southempton i Armand Brojës, derisa ndeshje tjetër e natës së sotme është përballja Aston Villa-Leeds. /RTKLive/























