16:16 / 09.02.2022
Rayo Vallecano-Betis, live në RTK
Kupa e Mbretit të Spanjës rikthehet sonte me gjysmëfinalen e parë ndërmjet Rayo Vallecanos dhe Real Betis, shkruan RTKLive.com.
Gara e dytë më e rëndësishmja në Spanjë tashmë ka hyrë në fazën finale.
Ky rreth vjen pa skuadrat favorit, Real Madrid, Barcelona dhe Atletico Madrid tashmë të eliminuara.
Dueli i sontme mes Vallecanos dhe Betisit, parashikohet të sjell një sfidë të zjarrtë pasi që të dy skuadrat synojnë të prekin finalen e madhe të kësaj garë.
Edhe kjo ndeshje, sikurse edhe ndeshjet e kaluara, vjen ekskluzivisht në Radio Televizionin e Kosovës (RTK), ndeshje kjo që nis në orën 21:00. /RTKLive/























