Albin Tahirit i shtohen ambiciet, synon top 15-shin
BKT
Sport

Albin Tahirit i shtohen ambiciet, synon top 15-shin

Albin Tahiri do të garojë nesër, ka njoftuar Komiteti Olimpik i Kosovës, transmeton RTK.

"Albin Tahiri do të garojë nesër (e enjte) në kombinim alpin, disiplinë kjo që përbëhet nga lëshimi dhe sllallomi.

Meqenëse numri i garuesve është vetëm 27 sosh, shkaku i mungesës së normave olimpike të skitarëve në të dyja disiplina, skitarit tonë i janë shtuar ambiciet për të përfunduar në mesin e 15 më të mirëve në Lojërat Olimpike Dimërore Pekini 2022.

I urojmë shumë fat dhe suksese Albinit".