Kaçe përfundon në kategorinë e dytë greke
Ish-mesfushori i Kombëtares, Ergys Kaçe, ka firmosur me skuadrën e Veria që militon në ligën e dytë greke deri në fund të sezonit.
Veria aktualisht ndodhet në vendin e parë në kampionat dhe objektivi kryesor është të ngjitet në Superligën greke sezoni e ri. Lajmi për firmën me Kaçen është konfirmuar nga vetë skuadra greke në faqen zyrtare.
Ergys Kaçe ishte një nga afrimet e bujshme të Partizanit gjatë merkatos së verës. Ish mesfushori i Kombëtares nuk bindi aspak me paraqitjet e tij edhe pse pritej shumë nga ai duke qenë se ishte lojtari më i paguar në skuadër. Me të kuqtë, Kaçe luajti në 17 ndeshje mes kampionatit dhe Kupës e dha vetëm një asist.
Në merkaton e janarit, stafi drejtues dhe lojtari vendosën të mbyllnin bashkëpunimin, ndërsa sot Kaçe ka firmosur me skuadrën e re.























