Zgjedhjet e 6 marsit, KQZ merr 190 milionë lekë shtesë në buxhet
BKT
Shqipëri

Zgjedhjet e 6 marsit, KQZ merr 190 milionë lekë shtesë në buxhet

Këshilli i Ministrave miratoi sot shtesën e fondit në buxhetin e vitit 2022 për Komisionin Qendror të Zgjedhjeve për mbulimin e shpenzimeve të organizimit të zgjedhjeve të pjesshme vendore të 6 marsit.

Me propozimin e ministrit të Financave dhe Ekonomisë, Këshilli i Ministrave vendosi se  Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, në buxhetin e miratuar për vitin 2022, i shtohet fondi prej 190 000 000 lekësh, për mbulimin e shpenzimeve të organizimit të zgjedhjeve të pjesshme për organet e vetëqeverisjes vendore, të datës 6 mars 2022.

Efekti financiar përballohet nga fondi rezervë i buxhetit të shtetit, i miratuar për vitin 2022.

Ngarkohen Ministria e Financave dhe Ekonomisë dhe Komisioni Qendror i Zgjedhjeve për zbatimin e këtij vendimi. Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në “Fletoren zyrtare”./atsh


MË SHUME NGA Shqipëri