Kim takon nënkryetarin e Kuvendit, Gjekmarkaj: Presim bashkëpunim të fortë
BKT
Shqipëri

Kim takon nënkryetarin e Kuvendit, Gjekmarkaj: Presim bashkëpunim të fortë

Ambasadorja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Yuri Kim zhvilloi sot një takim me nënkryetarin e Kuvendit të Shqipërisë, deputetin e Partisë Demokratike, Agron Gjekmarkaj.

Në një postim në “Twitter”, Kim tha se e kishte uruar për pozicionin e tij të ri si nënkryetar i Kuvendit të Shqipërisë. Po ashtu, Kim shtoi se priste një bashkëpunim të fortë mes dy vendeve.

“E kënaqur të takohem sot me deputetin e PD-së, Agron Gjekmarkaj. I urojmë gjithë të mirat në përgjegjësitë e reja drejtuese si nënkryetar i Kuvendit të Shqipërisë dhe presim një bashkëpunim të fortë Shqipëri-SHBA”, deklaroi Kim.


MË SHUME NGA Shqipëri