Rama: 216,291 qytetarë kanë marrë pjesë deri tani në Këshillimin Kombëtar
BKT
Shqipëri

Rama: 216,291 qytetarë kanë marrë pjesë deri tani në Këshillimin Kombëtar

Kryeministri Edi Rama bëri të ditur mbrëmjen e sotme se janë 216,291 qytetarë të cilët kanë kthyer të plotësuar pyetësorin e Këshillimit Kombëtar.

Ai falënderoi qytetarët që janë bërë pjesë e Këshillimit Kombëtar.

“216,291 qytetarë e kanë kthyer të plotësuar pyetësorin e Këshillimit Kombëtar. Faleminderit! Kush nuk e ka dhënë ende opinionin e vet mund ta japë në linkun www.keshillimikombetar.al dhe përmes postës, nëse tashmë zarfi me pyetësorin i ka mbërritur në shtëpi – shpërndarja vazhdon”, u shpreh Rama.

“Le të dëgjojmë njëri-tjetrin”, u shpreh Kryeministri Rama.

Në 5 janar të këtij viti, Kryeministri Rama njoftoi nisjen e procesit të Këshillimit Kombëtar, përmes të cilit qytetarët do të shprehin mendimin e tyre lidhur me çështje që kanë të bëjnë me ekonominë, punën, familjen, drejtësinë, luftën kundër kriminalitetit, apo procesin e integrimit evropian të vendit.


MË SHUME NGA Shqipëri