Trepça kalon në gjysmëfinale
BKT
Sport

Trepça kalon në gjysmëfinale

Trepça është kualifikuar në gjysmëfinale të Kupës së Kosovës. KJo pasi ka shënuar fitore bindëse ndaj Rahovecit me rezultat 77:57 (14:8, 26:17, 22:17, 15:15)

Te Trepça u dalluan Amin Hot me 14 pikë e katër kërcime dhe Drilon Hajrizi me 17 pikë, kurse te Rahoveci u dalluan Tj Dunans me 14 pikë e tetë kërcime dhe Fisnik Rugova me dhjetë pikë e tetë kërcime.

Trepça në finale e pret fituesin e ndeshjes Peja-Sigal Prishtina, që zhvillohet nga ora 20:00.