​Memli Krasniqi për vizitë zyrtare në Shqipëri
BKT
Lajme

​Memli Krasniqi për vizitë zyrtare në Shqipëri

Lideri i opozitës në Kosovë, kryetari i PDK-së Memli Krasniqi është nisur për vizitë zyrtare dyditore në Shqipëri me ftesë të kryeministrit Edi Rama.

Gjatë kësaj vizite Krasniqi do të takohet me të gjithë krerët e shtetit në Shqipëri.

Krasniqi do të pritet nga kryetarja e Kuvendit, Lindita Nikolla, kryeministri Edi Rama, lideri i opozitës Lulzim Basha dhe kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj.

Temë e diskutimeve gjatë kësaj vizite do të jetë afrimi i bashkëpunimit në mes të Kosovës dhe Shqipërisë, faktorizimi i shqiptarëve në Ballkan dhe rruga për integrim euro-atlantik.


MË SHUME NGA Lajme