Dogana e Kosovës konfiskon 100 pako cigare
BKT
Lajme

Dogana e Kosovës konfiskon 100 pako cigare

Këtë të martë në orët e para të mëngjesit dogana e Kosovës në një aksion kundër luftimit të kontrabandës ka hasur në rreth 100 pako të mbushura me cigare .

Oficeri i Doganës tregon momentin e ndalesës së personit i cili po ngiste automjetin në drejtim të Fushë Kosovës.

"Pas informatave inteligjente ne kemi dalur në patrollë në rrugën në Fushë Kosovë dhe pastaj kemi marrë informatën se i dyshuari është duke hyrë në autostostradë aty është ndaluar atomjeti", ka thënë oficeri i Doganës Shenoll Topurlak.

 Sipas tij, vlera e konfiskimit të cigareve arrin mbi 60 mijë euro.

"Ka qenë i mbushur me cigare afër 100 paketime  në të cilën janë shmangur taksave doganore afër 63 mijë euro" , tha Topurlak.

Malli i koksifikuar, sipas procedurave ligjore, do të dërgohet për t’u asgjësuar nga Dogana e

Kosovës.


MË SHUME NGA Lajme