Nuk miratohen shpenzimet e Radio Televizionit të Kosovës
BKT
Lajme

Nuk miratohen shpenzimet e Radio Televizionit të Kosovës

Komisioni për Buxhet, Punë dhe Transfere në mbledhjen e sotme nuk miratoi raportin e shpenzimeve të Radio Televizionit të Kosovës, për periudhën tetor – dhjetor 2021.

Për këtë raport të shpenzimeve për këtë periudhë të gjithë antarët e komisionit nga Lëvizja Vetëvendosje votuan kundër.

Ndërkohë pas debatit publik për përfitimet për karburante nga disa deputetë, kryetari i komisionit për buxhet Armend Muja, ka kërkuar nga partitë parlamentare dhe shoqëria civile, që të bëhen pjesë e diskutimit në momentin e fillimit të punës për vendimin e ri për caktimin e lartësisë së kompenzimit të dputetëve dhe kompenzimin e shpenzimeve mujore.

 


MË SHUME NGA Lajme