Peja triumfon në derbi, kualifikohet në gjysmëfinale
BKT
Sport

Peja triumfon në derbi, kualifikohet në gjysmëfinale

KB Peja është kualifikuar në gjysmëfinale të Kupës së Kosovës në basketboll.

Pejanët para pak çastesh e kanë fituar ndeshjen çerekfinale ndaj Prishtinës në palestrën “Karagaçi” në Pejë.

Rezultati final i përballjes ishte 91:86 në favor të “Shqiponjave” të cilët në fund iu gëzuan fitores.

Me këtë fitore, Peja ka kaluar në gjysmëfinale ku do të përballet me Trepçën, që më herët e eliminoi Rahovecin, raporton demokracia.

Kapiteni i Pejës, Dardan Berisha ishte më i merituari për këtë fitore. Berisha e përfundojë ndeshjen me 34 pikë, gjashtë kërcime e katër asistime. Ndërsa, kontribut dhanë edhe Edgar Garibay (20) e Tyrone White (19).

Te Prishtina, u veçua Dachon Burke me 22 pikë të shënuara, i përcjellë nga Dachon Burke e Lejson Zeqiri që realizuan nga 20 pikë secili por që nuk mjaftuan për të shkuar tutje në Kupën e Kosovës.