QKUK del me sqarim rreth dyshimeve për të dhënat e dy pacientëve të vdekur
BKT
Lajme

QKUK del me sqarim rreth dyshimeve për të dhënat e dy pacientëve të vdekur

Qendra Klinike Universitare e Kosovës (QKUK) ka dalë me një sqarim pas raportimeve se në Klinikën Infektive dyshohet se është bërë ndërrimi i dy trupave të vdekur në morg.

Në sqarimin për media thuhet se menaxhmenti i klinikës është njoftuar në lidhje me mundësinë e përzierjes së dokumentacionit mjekësor të pacientëve që kanë përfunduar me vdekje në këtë klinikë.

“Menaxhmenti i Klinikës Infektive bashkë me organet kompetente, Policinë e Kosovës kanë ndërmarrë veprimet e nevojshme lidhur me këtë rast”, thekson QKUK duke mos dhënë më shumë detaje. 


MË SHUME NGA Lajme