08:51 / 10.02.2022
Albin Tahiri arrin rezultatin më të mirë në histori të Kosovës
Tahiri u rendit i 15-ti në Lojërat Olimpike Dimërore.
Është kjo pozita më e mirë në karrierën e tij në Lojërat Olimpike Dimërore dhe poashtu rezultati më i mirë për Kosovën.
Albini do të garojë edhe më 13 dhe 16 shkurt, në sllallom të madh dhe sllallom.
KOK përgëzon Tahirin për renditjen.























