09:59 / 10.02.2022
Klopp lavdëron përforcimin e ri: Më pëlqeu kontributi i tij
Trajner.i i Liverpool-it, Jurgen Klopp, thotë se Luis Diaz është përshtatur mjaft mirë në skuadër, raportojnë mediet britanike, përcjell RTKLive.com.
Diaz në muajin janar iu bashkua “The Reds” nga Porto, derisa bëri debutimin në skuadrën e Kloppit në fitoren kundër Cardiff City në kuadër të FA Cup.
“Më pëlqeu kontributi i tij kur hyri në lojë kundër Cardiff-it”, tha Klopp përpara ndeshjes së enjtes me Leicester City.
“Ai e shijoi shumë seancën e tij stërvitore. Nuk jam i sigurt se kam parë ndonjëherë një lojtar duke buzëqeshur vazhdimisht gjatë një seancë”, tha Klopp. /RTKLive/























