Kuvendi miraton me 118 vota zgjatjen e mandatit të organeve të Vetingut
BKT
Shqipëri

Kuvendi miraton me 118 vota zgjatjen e mandatit të organeve të Vetingut

Kuvendi miratoi pasditen e sotme, në fund të një seance të gjatë plenare propozimin e shumicës parlamentare për zgjatjen e mandatit të afateve të organeve të Vetingut.

Deputetët e Kuvendit miratuan me 118 vota pro, 0 kundër dhe 4 abstenime projektligjin “Për disa ndryshime në ligjin nr. 8417, datë 21.10.1998 “Kushtetuta e Republikës së Shqipërisë” të ndryshuar”.

Pas këtij votimi, mandati i organeve të Vetingut zgjatet deri në 31 dhjetor 2024.

Për zgjatjen e afateve të Vetingut apeluan edhe ambasadorët e SHBA-së dhe BE-së në Tiranë.

Përmes një deklaratë të përbashkët, ambasadorja amerikane Yuri Kim, dhe ambasadori i BE-së, Luigi Soreca u bënë thirrje deputetëve që të votojnë të gjithë pro këtyre ndryshimeve.

Apelit të SHBA-së dhe BE-së iu bashkua edhe ambasadori britanik në Tiranë, Alastair King-Smith i cili theksoi se, “zbatimi i Reformës në Drejtësi është thelbësor për një sistem drejtësie të pavarur dhe efikas, si dhe për të ardhmen e Shqipërisë./atsh


MË SHUME NGA Shqipëri