Dua komandon skenën me veshje neoni teksa nis turneun “Future Nostalgia”
BKT
Magazina

Dua komandon skenën me veshje neoni teksa nis turneun “Future Nostalgia”

Këngëtarja dukej në çdo hap si superylli i popit.

Këngëtarja 26-vjeçare komandonte skenën me një jumpsuit të gjelbër neoni, i cili nxirrte në pah linjat e saj të tonfikuara.

Veshja neoni e këngëtares “Levitating”, gjithashtu shfaqi një dekolte dhe detaje në të gjithë trupin e e saj. Ajo aksesoi veshjen me një palë doreza të ngjashme deri në krahë.

Flokët e gjata dhe brune të Dua-s, ishin ndarë në mes dhe të stiluar me kaçurrela të lirshme që i binin në shpinë dhe gjoks.

Faqet e saj ishin të skalitura me bronz dhe vetullat tashmë të plota u përforcuan me pak xhel. Ajo kërceu rreth skenës me një mikrofon të zi në dorë dhe një ekip kërcimtarësh përreth saj, ndërsa kërcimtarët e Duas ishin veshur me kostume ngjyrë vjollce dhe realizuan koreografinë e tyre me çadra të ndezura në duar.

Rekuizita të ndryshme neoni dhe pamje vizuale që shfaqnin ngjashmërinë e Duas u shfaqën në të gjithë skenën në “FTX Arena”.

Në një moment tjetër gjatë spektaklit, kërcimtarët kanë shkëmbyer uniformat e tyre ngjyrë vjollce me ansamblet blu.

“Future Nostalgia”, në mars 2021 fitoi çmimin “Grammy” për albumin më të mirë vokal pop dhe kënga e saj kryesore “Don’t Start Now” arriti sukses duke përfshirë nominimet e “Grammy” për “Rekordin e Vitit”, “Këngën e Vitit” dhe “Performancën më të Mirë Solo Pop”.

Ndryshe, Dua fillimisht njoftoi turneun e saj “Future Nostalgia” në dhjetor 2019, por ai u shty disa herë për shkak të pandemisë së vazhdueshme COVID-19.

Turneu, i cili filloi të mërkurën në Miami, do të përfundojë në nëntor në Perth, Australi i cili po prodhohet nga “Ceremony London”, i promovuar nga “Live Nation” dhe i sponsorizuar nga “Truly Hard Seltzer”.


MË SHUME NGA Magazina