Rama: Shqipëria do të ketë turizmin më të zhvilluar në Ballkanin Perëndimor
BKT
Shqipëri

Rama: Shqipëria do të ketë turizmin më të zhvilluar në Ballkanin Perëndimor

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama është shprehur se e sheh turizmin si të ardhmen e vendit dhe se Shqipëria do të shndërrohet në vendin me turizmin më të zhvilluar në Ballkanin Perëndimor në vitin 2030.

Në një intervistë me Blendi Fevziun të publikuar sot, por të kryer gjatë një fluturimi me avion nga Tirana drejt Kukësit me aeroplanin e kompanisë WizzAir disa ditë më parë, Rama ka shtuar se heqja e takës së kufirit do të ulë më tej çmimet e biletave të fluturimeve në vend.

Në intervistën e publikuar në faqen e tij në Facebook, Rama ka thënë se Aeroporti i Kukësit, përveç zhvillimit qe sjell në Shqipëri, ka një rëndësi të veçantë rajonale duke shërbyer edhe për qytetarët e Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut.

Rama ka thënë gjithashtu se përveç Aeroportit të Kukësit do të ndërtohet edhe Aeroporti i Vlorës, që siç u shpreh Kryeministri, me shumë gjasa mund të jetë edhe më i madh se Aeroporti “Nënë Tereza”.

Po kështu, edhe Saranda do të ketë një aeroport që do të jetë vetëm sezonal, ka shtuar Rama.


MË SHUME NGA Shqipëri