Presidenti Meta dekreton tre ligje
BKT
Shqipëri

Presidenti Meta dekreton tre ligje

Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta sot ka dekretuar tre ligje të qeverisë.

Bëhet fjalë për ligjin e pronarëve përfitues, të regjistrimit biznesit dhe noterinë.

“Këto ndryshime ligjore vlerësohen, për aq sa synojnë të realizojnë, zbatimin e rekomandimeve të FATF-së dhe MONEYVAL-it, të cilat kërkojnë që Shqipëria të krijojë mekanizma për sigurimin e një numri sa më të lartë të subjekteve raportuese, që regjistrojnë të dhënat e pronarëve të tyre përfitues”, shkruhet në shkresë.

Gjithashtu theksohet se forcimi i standardeve, në përputhje me standardet ndërkombëtare, që nxisin zbatimin efektiv të masave ligjore, rregullative dhe operacionale për luftën kundër pastrimit të parave, dhe financimit të terrorizmit duhet të jenë prioritet për vendin.


MË SHUME NGA Shqipëri