Kurti: Lirimi i masave varet nga numri i të vaksinuarve
Kryeministri Albin Kurti në konferencën për media pas pranimit të donacionit të mbi 500 mijë vaksinave Pfizer nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ka falenderuar ShBA-të.
Ai foli për mundësinë e lirimit të masave dhe se kjo gjë do të varet nga niveli i vaksinimit të qytetarëve.
“Në një kohë kur rastet e infektimit janë duke rënë, disa mund të pyesin pse vaksinat vazhdojnë të jenë të domodosshme. Së pari imuniteti i fituar mes popullatës tonë ka filluar gradualisht që të bie. Pesë deri në gjashtë muaj pas marrjes së dozës së dytë imuniteti bie në 10%. Një rënie e tillë e imunitetit mund të krijojë kushtet për një valë të re të infektimeve, prandaj është e domosdoshme që qytetarët të vaksinohen me dozën e tretë. Lirimi i mëtejshëm i masave varet drejtpërsërdrejti nga niveli i vaksinimit në vend. Jam i vetëdijshëm për vështirësitë që janë shkaktuar nga masat sidomos në aspektin ekonomik. Vaksinat vazhdojnë të jenë jetike”, tha Kurti.























