Publikohet kënga e re nga Elvana Gjata
BKT
Magazina

Publikohet kënga e re nga Elvana Gjata

Pas bashkëpunimit me reperin Mozzik, këngëtarja Elvana Gjata solli projektin e radhës, mirëpo kësaj radhe erdhi solo.

“Pow” mban titullin kënga e re nga Elvana e shoqëruar me videoklip.

Për tekstin dhe muzikën e këngës është përkujdesur Tonic, Denk dhe Elvana Gjata, miksimin dhe masterizimin e ka bërë Koen Heldens, ndërsa për producimin e këngës Panda Music.

Ndryshe, kënga “Ska” nga Elvana Gjata dhe Mozzik e publikuar më 27 janar, deri tani ka arritur mbi 7 milionë klikime në Youtube.

 


MË SHUME NGA Magazina