Nesër Atalanta-Juve, Allegri: Është ndeshje direkte për vendin e katërt
BKT
Sport

Nesër Atalanta-Juve, Allegri: Është ndeshje direkte për vendin e katërt

Atalanta-Juventusi, ndeshje kjo që do të luhet nesër konsiderohet sfidë direkte për vendin e katërt në Serie A, vend që çon në Ligën e Kampionëve për sezonin e ardhshëm, raporton RTKLive.com.

Trajneri i ‘Zonjës së Vjetër’, Massimiliano Allegri, në konferencën për media, e pranon se dueli Atalanta-Juve është ndeshje direkte për pozitën e katërt, por sipas tij, jo vendimtare.

“Është një ndeshje direkte për vendin e katërt, e rëndësishme por jo vendimtare. Do të jetë vështirë sepse Atalanta viteve të fundit ka ‘luftuar’ për katër pozitat e para”, tha ai.

“Duhet të jetë një lojë me vëmendje të madhe fizike dhe teknik për të marr një rezultat të mirë”, theksoi strategu italian.

Juve aktualisht ndodhet në vendin e katërt me 45 pikë, dy më shumë së Atalanta. /RTKLive/