Drenica e Gjilani ndajnë pikët, Drita e Ballkani e nisin furishëm
Janë mbyllur tri ndeshjet e sotme në Superligën e Kosovës në futboll, raporton RTKLive.com.
Drenica-Gjilani e kanë nisur me barazim 1-1, ndeshje kjo e luajtur në ‘Bajram Aliu’, takim ky i zhvilluar në kuadër të javës së 19-të elitës së futbollit tonë.
Kreshnik Uka në minutën e 25-të nga penalltia kaloj kuqezinjtë në epërsi prej 1-0, rezultat më të cilin ekipet shkuan në pushim.
Në fraksionin e dytë, skuadra e Ismet Munishit përmes Shend Kelmendit në minutën e 71-të, ia doli të barazoj shifrat në 1-1, rezultat më të cilin edhe u mbyll kjo ndeshje.
Ballkani e ka nisur me fitore pjesën e dytë të garave, duke mposhtur Dukagjinin, me rezultat 4-1.
Korenica (18’), Thaqi (29’), Kushtrim Gashi (63) dhe Mevlan Zeka (84), shënuan për fitoren e Ballkanit, derisa golin e nderit për Dukagjinin e realizoi Altin Merlaku (80’).
Furishëm e ka nisur stinorin pranveror, Drita e cila deklasoi Feronikelin, me rezultat 7-0.
Hamdi Namani shënoi het-trik për gjilanasit në minutën e 4-të, 29-të dhe 45-të, kurse nga një gol për gjilanasit shënuan Simonovski (54’), Arbnor Muja (74’), Almir Kryeziu (81’) dhe Ilir Blakcori (87’). /RTKLive/























