09:04 / 13.02.2022
Dzeko komenton barazimin me Napolin
Sulmuesi i Interit, Edin Dzeko është shprehur i kënaqur me barazimin në udhëtim tek Napoli.
Zikaltërit mbrëmë falë golit te sulmuesit boshnjak, u kthyen më një pikë në shtëpi.
Dzeko përmes rrjeteve sociale ka komentuar barazimin me napolitanët. Ai thotë se kjo pikë e fituar edhe shumë e rëndësishme për Interin. Dzeko thekson se tani skuadra e tij duhet të mendoj për Ligën e Kampionëve.
“Pikë e rëndësishme. Tani të mendojmë për Champions”, ka shkruar Dzeko.
Kujtojmë se mesjavën që vjen Interi përballet me Liverpoolin në Ligën e Kampionëve, sfidë kjo tejet e vështirë për skuadrën italiane.























