14:30 / 13.02.2022
Milan mposht Sampdorian, ngjitët në krye
AC Milan është lider i ri i Serisë A. ‘Rossonerët’ sot mposhtën Sampdorian, me rezultat 1-0, në ‘San Siro’.
Skuadra e Piolit është shfaqur ekip më i mirë se skuadra mike, duke arkëtuar tri pikë të arta në garën për titull të kampionit.
Leao në minutën e 8-të shënoi golin e vetëm dhe të fitores për milanistët që tashmë e shohin vetën në krye të tabelës me 55 pikë, një më shumë së rivali i tyre i përjetshëm, Interi, derisa Sampdoria renditet e 16-ta me 23 pikë të arkëtuara. /RTKLive/























