Kjo është tabela e Superligës pas ndeshjeve të javës së 19-të
BKT
Sport

Kjo është tabela e Superligës pas ndeshjeve të javës së 19-të

Java e 19-të e elitës së futbollit tonë, e para për pjesën e dytë të garave, është mbyllur me dy ndeshjet e sotme Malisheva-Prishtina (2-1) dhe Llapi-Ulpiana 2-0.

Pas kësaj xhiro, Drita është lidere e tabelës me 37 pikë të tubuara, një më shumë se Ballkani e Gjilani.

Llapi me fitoren e sotme futët në garën për kreun e tabelës pasi që tani ka 32 pikë, derisa Prishtina me humbjen kundër Malishevës bën një hap prapa në ‘luftën’ për titull të kampionit.

E ‘nxehtë’ është edhe gara për mbijetesë me disa skuadra që po ‘luftojnë’ me të gjitha forcat për t’i ikur zonës së rrezikshme. /RTKLive/

Kështu duket tabela pas javës së 19-të: