Konjufca uron Steinmeier: Mirënjohës për atë që keni bërë për Kosovën
BKT
Lajme

Konjufca uron Steinmeier: Mirënjohës për atë që keni bërë për Kosovën

Kryeparlamentari Glauk Konjufca e ka uruar Frank Walter Steinmeier për rizgjedhjen President Federal i Gjermanisë. Konjufca ka shkruar se Gjermania dhe Steinmeier kanë qenë dhe vazhdojnë të jenë në mbështetje të Kosovës.

“Në emër të Kuvendit të Republikës së Kosovës dhe në emrin tim, i uroj z.Frank Walter Steinmeier rizgjedhjen President Federal i Gjermanisë. Gjermania mike, populli i mrekullueshëm gjerman, udhëheqësit e saj të lartë dhe z.Steinmeier, kanë qenë dhe vazhdojnë të jenë në mbështetje të Republikës së Kosovës gjithanshmërisht, duke kontribuar për shtetndërtimin, integrimin dhe zhvillimin e  vendit tonë”, ka shkruar Konjufca në një postim në Facebook.

Ai u shpreh mirënjohës ndaj presidentit Steinmeier, Qeverisë dhe Parlamentit gjerman për gjithçka që kanë bërë për Kosovën dhe për qytetarët e saj, me dëshirën dhe gatishmërinë e thellimit të marrëdhënieve  ndërmjet dy vendeve.


MË SHUME NGA Lajme