Renditja tabelare dhe ndeshjet e Superligës në xhiron e radhës
BKT
Sport

Renditja tabelare dhe ndeshjet e Superligës në xhiron e radhës

Janë zhvilluar 19 xhiro deri më tani në Superligën e Kosovës në futboll.

Fitorja e Dritës ndaj Feronikelit dhe barazimi i Gjilanit me Drenicën, ka bërë që të ndryshojë renditja në kreun e tabelës. Drita tashmë është e para me 37 pikë, e ndjekur nga Ballkani me 36 si dhe Gjilani i treti me 36 pikë.

Në xhiron e radhës, në Gjilan do të ballafaqohen Drita me Llapin, kurse Prishtina e pret Ballkanin në “Fadil Vokrri”.

Malisheva e viziton Ulpianën, kurse Gjilani luan si mysafir ndaj Feronikelit, ndërsa Drenica luan kundër Dukagjinit si mysafir.