14:46 / 14.02.2022
Cardi B dhe Offset “gdhendin” në trup datën e martesës
Dyshja e njohur zyrtarizuan romancën e tyre në vitin 2017.
Çifti i reperëve më në zë të momentit, Cardi B dhe Offset duket se janë më të dashuruar se kurrë me njëri-tjetrin. Ata kanë vendosur të gdhendin përgjithmonë në trypin e tyre datën e tyre të martesës 20.9.2017. Tatuazhi ndodhet në duart e secilit dhe kur bashkohen, datat rreshtohen.
Ky tatuazh ishte planifikuar fillimisht të bëhej vetëm nga Offset, por më vonë por ai mendoi të kishin një tatuazh të përbashkët dhe këngëtarja ka pranuar menjëherë.
Tabloidi TMZ shkruan se tatuazhet janë punuar nga artisti Nikko Hurtado i cili më parë i ka bërë tatuazhe të tjera reperit të njohur. Ky tatuazh mund të konsiderohet edhe dhurata për Ditën e Shën Valentinit.























