14:56 / 14.02.2022
Hamdi Namani zgjidhet “Ylli i Javës”
Mesfushori i Dritës, Hamdi Namani është shpallur futbollisti më i mirë i javës së 19-të nga Federata e Futbollit e Kosovës, në partneritet me sponsorin e Superligës, Bankën Kombëtare Tregtare.
Çmimin “YLLI I JAVËS” Namani e ka fituar pas "hat-trick"-ut të realizuar në ndeshjen kundër KF Feronikeli, të cilën skuadra e tij e fitoi me rezultat bindës, 7:0.
Me këtë fitore FC Drita ka marrë kryesimin në renditjen e BKT Superligës, me 37 pikë.























