​Lajm i mirë për Interin para sfidës me Liverpoolin
BKT
Sport

​Lajm i mirë për Interin para sfidës me Liverpoolin

Alessandro Bastoni pritet të jetë i gatshëm për t`u përballur me Liverpoolin teksa italiani u stërvit në fushë përpara ndeshjes të së mërkurës në Ligën e Kampionëve.

Interi është kualifikuar në fazën e 1/16-të të Ligës së Kampionëve dhe do të takohen me Liverpool-in në fazën tjetër.

Interi do të jetë pa Nicolò Barella-n e pezulluar për të dy ndeshjet kundër gjigantëve të Premier Ligës, por shpreson të shohë Alessandro Bastoni të kthehet në fushë.

Italiani u ndal për shkak të një dëmtimi në kyçin e këmbës gjatë fitores 2-0 të Interit ndaj Romës në Kupën e Italisë javën e kaluar dhe humbi ndeshjen e së shtunës në Serie A me Napolin.

“Calciomercato”, raporton se mbrojtësi nuk iu bashkua pjesës tjetër të skuadrës për seancën stërvitore, por duket se është në formë të mirë dhe nuk i ka dëmtuar ligamentet, ndaj shpreson të jetë i disponueshëm për ndeshjen ndaj skuadrës së Jurgen Klopp.