Latifi dhe Sahiti: Integrimi i kapaciteteve akademike dhe klinike priotitet
BKT
Lajme

Latifi dhe Sahiti: Integrimi i kapaciteteve akademike dhe klinike priotitet

Ministri i Shëndetësisë, Rifat Latifi ka pritur sot në takim rektorin e Universitetit të Prishtinës, Naser Sahiti, me të cilin biseduan për bashkëpunimin mes dy institucioneve, me theks në integrimin e kapaciteteve akademike dhe klinike.

Sipas njoftimit, në këtë takim u diskutua edhe për mënyrat e inkurajimit të mjekëve shkencëtar të Kosovës, që këta të fundit të merren më tepër me punime shkencore dhe ato të botohen edhe në revistat përkatëse vendore.

Ministri Latifi dhe rektori i UP-së, Naser Sahiti, u dakorduan po ashtu që në të ardhmen të ketë bashkëpunim të ngushtë në shkollimin e mirëfilltë specialistik të specializantëve.


MË SHUME NGA Lajme