10:08 / 15.02.2022
Capital T publikon këngën me dy pjesë “Për ty” dhe “Dy zemra”
Capital T ka ardhur me projekt të ri muzikor në ditën e të dashuruarve që ka shoqëruar me videoklip.
Në fakt publikimi përbëhet nga dy versione të një kënge, “Për ty” dhe “Dy zemra” që shfaqen ndryshe edhe në videon muzikore.
Pjesa e parë videoklipit është e frymëzuar nga loja GTA, derisa pjesa tjetër vjen me protagonist Trim Ademin./Telegrafi/
Videoja muzikore është realizuar nga Gargia Global me regji të Andi Deçanit.
Tekstin e ka shkruar vet reperi, ndërsa projekti është prodhim i Rzon dhe Pllum.























