Festivali spanjoll i filmit ‘Goya Awards’
Aktori spanjoll, Javier Bardem fitoi aktorin më të mirë në çmimet Goya ndërsa aktorja australiane Cate Blanchett mori çmimin e parë ndërkombëtar Goya në Valencia gjatë ceremonisë vjetore të akademisë spanjolle të filmit.
Bardem fitoi Goya-n e tij të shtatë për rolin e tij në satirën e Fernando Leon de Aranoa në vendin e punës “The Good Boss”, i cili fitoi gjashtë çmime duke përfshirë filmin më të mirë, regjinë më të mirë dhe skenarin më të mirë origjinal.Një arritje që ai shpreson ta përsërisë në cmimet Oscars të muajit të ardhshëm, ku ai dhe gruaja e tij Penelope Cruz janë gjithashtu të nominuar.
Cruz është nominuar për aktoren më të mirë dhe Bardem për aktorin më të mirë, këtë herë për rolin e tij si Desi Arnaz së bashku me Lucille Ball të Nicole Kidman, në Being the Ricardos, në Oscars, që do të mbahet në Los Angeles më 27 Mars.
Surpriza e natës erdhi kur Penelope Cruz, e cila ishte nominuar së bashku me bashkëshortin e saj Bardem, nuk arriti të fitonte aktoren më të mirë për rolin e saj në “Nënat paralele” të Pedro Almodovar.
Ky vlerësim i shkoi Blanca Portillo-s për “Maixabel”, si motivim për një grua që përballet me terroristët e ETA-s që vranë burrin e saj.























