Mbappe është heroi i PSG, shënon në minutat shtesë kundër Realit
Ka përfunduar derbi mes Paris Saint-Germain dhe Real Madridit, ndeshje kjo e vlefshme për fazën e eliminatoreve të Ligës së Kampionëve.
Pas 90’ minutave lojë të zhvilluara, gjigandi francez Paris Saint-Germain ka siguruar fitore me rezultat minimal 1:0 kundër Real Madridit. PSG gjatë gjithë ndeshjes ka qenë skuadra më e mirë në fushë, duke treguar paraqitje tejet të bukur kundër gjigandit spanjoll, ndërsa golin e fitores e shënoi ylli francez Kylian Mbappe. Pas një asistimi të Neymar, Mbappe arrin të sigurojë fitoren për PSG në minutën e 90’+4 shtesë të ndeshjes. PSG hyn me rezultat 1:0 në ndeshjen e dytë si mysafire në stadiumin “Santiago Bernabeu” kundër Real Madridit, ku ky i fundit do të jetë pa lojtarët si Casemiro dhe Ferland Mendy në ndeshjen e kthimit. Rezultati final i ndeshjes është 1:0 në favor të PSG.























