Aktorja franceze humbet Berlinale-n në nder të karrierës së saj
BKT
Magazina

Aktorja franceze humbet Berlinale-n në nder të karrierës së saj

Aktorja franceze Isabelle Huppert ka rezultuar pozitive me Covid-19 dhe nuk është në gjendje të udhëtojë në Berlin për ceremoninë e çmimit të Ariut të Artë, të Berlinales, duke festuar karrierën e saj, thanë organizatorët e Festivalit të Filmit. Huppert do të nderohej me çmimin për arritjet jetësore në karrierë.

“Fatkeqësisht, Isabelle Huppert ka rezultuar pozitive për koronavirus në Paris dhe për këtë arsye ajo nuk do të jetë në gjendje të marrë pjesë në Festivalin Ndërkombëtar të Filmit në Berlin”, thanë organizatorët në një deklaratë për shtyp. Aktorja 68-vjeçare do të marrë pjesë në ceremoni përmes videolink-ut, shtuan ata.

Huppert, e cila bëri debutimin e saj në film në 1972, është nominuar 16 herë për çmimet Cesar, duke e bërë atë aktoren më të nominuar në historinë e çmimit. Performanca e saj si një biznesmene e suksesshme që gjurmon përdhunuesin e saj në filmin “Elle” të Paul Verhoeven fitoi vlerësimin e saj ndërkombëtar dhe i dha asaj një nominim për Oscar për “Aktoren më të Mirë” në 2016.

Huppert ka luajtur në një gamë të gjerë filmash të tjerë, duke përfshirë “The Lacemaker”, “The Piano Teacher”dhe “Frankie”.


MË SHUME NGA Magazina