Schütz: Gjermania, mbështetje të fortë integrimit të Shqipërisë
BKT
Shqipëri

Schütz: Gjermania, mbështetje të fortë integrimit të Shqipërisë

ekretari i Përgjithshëm i Partisë Socialiste, Damian Gjiknuri zhvilloi një takim në Ministrinë e Jashtme Federale të Gjermanisë, me Susanne Schütz, Drejtoreshë për Europën Juglindore, Turqinë, OSBE-në dhe Këshillin e Evropës.

Gjiknuri tha se “procesi i integrimit të Shqipërisë në Bashkimin Evropian dhe mbështetja e fortë e Gjermanisë, ishin në fokus të këtij takimi”.

Po ashtu, ai tha se u diskutua për thellimin e bashkëpunimit ekonomik midis dy vendeve.

“Forcimi i institucioneve të reja të drejtësisë, lufta ndaj korrupsionit dhe proceset e pritshme të reformave, ishin po ashtu në qendër të diskutimit të frytshëm me ambasadoren Schütz”, tha Gjiknuri./atsh


MË SHUME NGA Shqipëri