Basha: Me Reformën Territoriale, qeverisje vendore më pranë njerëzve
Kryetari i PD-së Lulzim Basha deklaroi sot se nisma e PD-së për ndarjen e re territoriale është mundësi e jashtëzakonshme për të vendosur qeverisjen vendore në shërbim të njerëzve.
Duke sjellë momente nga tryeza e parë në Tiranë për Reformën Territoriale, Basha vlerësoi se detyra e PD-së është t’u japë njerëzve qeverisje vendore më pranë tyre.
“Përmes nismës së Partisë Demokratike për të filluar punën për reformën e re territoriale në Kuvendin e Shqipërisë, ne kemi për detyrë t’iu japim njerëzve një qeverisje vendore më pranë tyre dhe vetëm në shërbim të tyre”, u shpreh ai.
Një ditë më parë Partia Demokratike organizoi një tryezë me ekspertë për Reformën Territoriale, ndërsa pritet ngritja e komisionit parlamentar për rishikimin e kësaj reforme. /atsh























