Rangnick lavdëron CR7: Një nga ndeshjet e tij më të mira
BKT
Sport

Rangnick lavdëron CR7: Një nga ndeshjet e tij më të mira

Trajneri i Manchester United , Ralf Rangnick ka komentuar fitoren e mbrëmshme të skuadrës së tij kundër Brihgton.

‘Djajtë e Kuq’ munden Brightonin, me rezultat 2-0, derisa Cristiano Ronaldo iu rikthy golave.

Rangnick pas ndeshjes tha se është i kënaqur me lojën e skuadrës së tij, derisa ai lavdëroi paraqitjen e Ronaldos.

Tekniku gjerman mendon se kjo ishte ndeshja më e mirë e portugezit nga rikthimi i tij në ‘Old Trafford”.

“Bëmë ndeshje të mirë. E rëndësishme se morëm tri pikë kundër një ekipi të mirë. Mundëm të kishim shënuar edhe golin e tretë dhe të katërt, por në momentet e duhura në mungoi siguria para portës”, tha ai, raporton RTKLive.com.

“Është shumë e rëndësishme që ai jo vetëm që shënoi, por që ai shënoi një gol të jashtëzakonshëm. Performanca e tij ka qenë një nga më të mirat që kur kam ardhur këtu”. /RTKLive/